Shqipëria u rendit në vendin e 32-të ndërmjet 60 vendeve, në kuadër të vlerësimit të Treguesit të Daljes në Dritë mbi përgjigjen dhe reagimin e një vendi ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual të fëmijëve, duke marrë notën 49.8. Nota e Shqipërisë në kuadër të Treguesit u ndikua nga një sërë faktorësh: tradita shqetësuese e pranimit nga ana e shoqërisë të disa formave të dhunës ndaj fëmijëve, paragjykimet ndaj fëmijëve të komunitetit rom, normat gjinore kufizuese, mungesën serioze të fondeve për organizatat e shoqërisë civile (OSHC), si dhe mungesa e planeve parandaluese dhe strategjive nga ana e qeverisë.
Available in: Albanian, English