Public Opinion is Clear: Urgent Legislation Required to Protect Children from Sexual Exploitation! Read the story

The President of Albania awards the Order of Special Civil Merits to CRCA/ECPAT Albania on its 25th anniversary 

Posted on Mar 14, 2022

On the International Women’s Day, the President of Albania awarded CRCA/ECPAT Albania with the order of “Special Civil Merits” for its tireless work in protecting the rights of girls and women, children and young people.

Tirana, March 8, 2022—The President of the Republic of Albania, Mr. Ilir Meta, choose the International Day of Women and Girls, to award CRCA/ECPAT Albania the order “For Special Civil Merits”. This day also coincides with the 25th anniversary of the establishment of the organisation, in March 1997.  

CRCA/ECPAT Albania is the oldest organization in the country working to protect the rights of children and young people. Since its establishment, more than 20,000 children and young people have benefited from the services and dedication of our staff throughout Albania. 

The motivation of the Order read: “For its 25-years contribution for the protection of the rights of children and youth in Albania, the unstoppable struggle to improve national standards and services for the protection of children and youth from all forms of violence and advancing gender equality and increasing the participation of children, young people, girls and women in decision-making.” 

The President of Albania in his speech, emphasizing the commitment of civil society to promote the rights of women and girls, children and youth, added: “I thank CRCA/ECPAT Albania for the important role in democratising society and the support it gives to children and youth in Albania, to become masters of the struggle for more democracy and more respect for human rights in our country. The struggle and efforts of civil society, sometimes in opposition to the Government institutions, should not be seen as a danger, but rather as an added value to our democracy, that is still young and fragile.” 

Upon receiving the Order, the Executive Director of CRCA/ECPAT Albania, Altin Hazizaj, thanked the President of the Republic, while mentioning: “This assessment does not go only to CRCA/ECPAT Albania, but to the whole civil society in our country, which faces great challenges every day in our mission to protect and guaranteeing children and human rights. “Working and seeking every day to change the mindset that children have equal rights is not a job, but a war that we must all unite and win!” 

————-

Presidenti dekoron CRCA/ECPAT Shqipëri në 25 vjetorin e saj 

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave, Presidenti i Republikës së Shqipërisë dekoroi CRCA/ECPAT Shqipëri për punën e saj të palodhur në mbrojtjen e të drejtave të vajzave e grave, fëmijëve dhe të të rinjve, me dekoratën “Për Merita të Veçanta Civile” 

Tiranë, 8 Mars 2022 – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave, vlerësoi me dekoratë CRCA/ECPAT Shqipëri “Për Merita të Veçanta Civile”. Kjo ditë përkon edhe me 25 vjetorin e krijimit të organizatës, në mars të vitit 1997.  CRCA/ECPAT Shqipëri është organizata më e vjetër në vend në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve. Që prej krijimit të saj, më shumë se 20 mijë fëmijë dhe të rinj kanë marrë mbrojtje e kujdes nga shërbimet dhe stafi i organizatës anembanë Shqipërisë.  

Motivacioni për të cilin u dekorua CRCA/ECPAT Shqipëri, lexon: “Për kontributin e saj 25 vjeçar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, luftën e pandalur në përmirësimin e standarteve dhe shërbimeve kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga çdo formë e dhunës dhe avancimin e kauzës së barazisë gjinore dhe rritjen e pjesëmarrjes e fëmijëve, të të rinjve, vajzave dhe grave në vendimmarrje.” 

Presidenti Meta, duke e vënë theksin e tij në angazhimin e shoqërisë civile për promovimin e të drejtave të grave dhe vajzave, fëmijëve dhe të rinjve, shtoi: “Falenderoj CRCA/ECPAT Shqipëri për rolin e rëndësishëm në demokratizimin e shoqërisë dhe mbështetjen që i jep fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë, që të bëhen zotërues të përpjekjes për më shumë demokraci dhe më shumë respekt për të drejtat e tyre dhe të drejtat e njeriu në vendin tonë. Lufta dhe përpjekjet e shoqërisë civile, ndonjëherë në oponencë të hapur me institucionet shtetërore, duhen parë jo si një rrezik, por si një vlerë e shtuar e demokracisë sonë, ende të re dhe të brishtë.” 

Pas marrjes së dekoratës “Për Merita të Veçanta Civile”, Drejtori i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, falenderoi Presidentin e Republikës për këtë vlerësim, duke nënvizuar: “Ky vlerësim, nuk i shkon vetëm CRCA/ECPAT Shqipëri, por të gjithë shoqërisë civile në vendin tonë, e cila përballet çdo ditë me sfida të mëdha në misionin e saj të mbrojtjes dhe garantimit të drejtave të fëmijëve dhe të njeriut. Të punosh e kërkosh çdo ditë që të ndryshosh mendësinë se edhe fëmijët kanë të drejta të barabarta , nuk është një punë, por një luftë që duhet t’i bashkohemi të gjithë dhe që duhet ta fitojmë!”